Aktuale
Gjendja e rrugëve në vend: Qarkullimi po vijon normalisht, kujdes i shtuar në akset me rrezik rrëshqitjesh
Reklamë e Sponsorizuar
Qarkullimi rrugor nëpër të gjitha akset shtetërore të vendit po zhvillohet pa pengesa, në rrugë që kryesisht paraqiten të thata, bëhet e ditur nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM).
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë mjediseve urbane paraqitet në nivele mesatare. Ndërkohë, në vendkalimet kufitare nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk vërehen pritje apo vonesa të gjata për hyrjen dhe daljen nga vendi.
Në aksin rrugor Kërçovë-Ohër, për shkak të ndërhyrjeve ndërtimore në disa segmente, trafiku është i orientuar përmes devijimeve. Aty është vendosur sinjalistika përkatëse rrugore, ndaj drejtuesve të automjeteve u bëhet thirrje për respektim rigoroz të rregullave dhe përshtatje të shpejtësisë.
Shtabi i LAMM-it këshillon drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të shenjave të trafikut dhe ruajtje të shpejtësisë së lejuar, sidomos nëpër lugina, gryka malesh dhe lugina lumenjsh, ku mbetet i pranishëm rreziku i shembjeve të dheut. Ky apel vlen në veçanti për segmentet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: