Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 14:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit
KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Kosovë, si pjesë e Forcës Rezervë Strategjike të KFOR-it. Një zëdhënës i KFOR-it ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një dislokim rutinë, të planifikuar më herët, ndërsa gjatë gjashtë javëve të ardhshme trupat britanike do të zhvillojnë aktivitete stërvitore. “Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i The Rifles të Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Kosovë, për një dislokim rutinë, të planifikuar më herët, si pjesë e Forcës Rezervë Strategjike të KFOR-it”, deklaroi zëdhënësi. “Gjatë gjashtë javëve të ardhshme, ata do të zhvillojnë disa aktivitete stërvitore, si pjesë e kontributit të kahershëm të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO”, shtoi ai. Sipas KFOR-it, dislokimi i batalionit britanik nuk lidhet me ndonjë ndryshim të mandatit të misionit. “Dislokimi i këtij batalioni nga Mbretëria e Bashkuar nuk përfaqëson një ndryshim në mandatin e KFOR-it dhe nuk është pjesë e procesit të nisur për optimizimin e pozicionimit të KFOR-it, për të siguruar që misioni ynë të mbetet i përshtatshëm për qëllimin e tij”,deklaroi zëdhënësi. Ai ka theksuar se KFOR-i vazhdon të ketë si detyrë krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës. “KFOR-i vazhdon të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe të lirisë së lëvizjes, nën mandatin e tij të kahershëm të OKB-së, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”,thuhet në deklaratë. “KFOR-i vepron në mënyrë të paanshme, në çdo kohë dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, ka përfunduar zëdhënësi i KFOR-it.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar