Sport
Përmbysje historike në Teksas: Demokrati James Talarico siguron Senatin pas gati katër dekadash
Reklamë e Sponsorizuar
Kandidati demokrat James Talarico është drejt një fitoreje historike në garën për Senatin amerikan në Teksas, ku ka mposhtur rivalin e tij republikan dhe prokurorin e përgjithshëm të këtij shteti, Ken Paxton, sipas parashikimeve të bëra publike nga CNN.
Me këtë sukses, 37-vjeçari Talarico thyen një tabu 38-vjeçare, duke u shndërruar në demokratin e parë që fiton një ulëse në Senatin e SHBA-së për të përfaqësuar Teksasin që prej vitit 1988, si dhe kandidati i parë i kësaj partie që triumfon në një garë mbarëkombëtare në këtë shtet që nga viti 1994.
Ky triumf po cilësohet si një ndër befasi më të bujshme të zgjedhjeve të mesmandatit për vitin 2026. Ajo merr një peshë edhe më të madhe duke pasur parasysh faktin se Talarico arriti të triumfojë në një bastion republikan, ku presidenti amerikan, Donald Trump, kishte siguruar një epërsi prej afro 14 për qind më shumë gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.
Para nisjes së fushatës së tij në shtator të vitit të kaluar, Talarico ishte një figurë relativisht e panjohur për publikun e Teksasit. Ai ka ndjekur studimet për t’u bërë pastor presbiterian dhe më herët ka ushtruar profesionin e mësuesit në qytetin Round Rock.
Megjithatë, përmes një strategjie unike që vendosi besimin fetar në themel të fjalës së tij publike, ai arriti të sigurojë një mbështetje të gjërë si brenda Teksasit ashtu edhe në arenën kombëtare, duke tërhequr gjithashtu votat e elektoratit të pavarur dhe atij tradicionalisht republikan.
Në rezultatin përfundimtar të kësaj gare ndikoi ndjeshëm edhe profili i kandidatit republikan, Ken Paxton, fushata e të cilit u shoqërua nga polemika të njëpasnjëshme dhe skandale publike.
Mes tyre spikatnte vendimi i bashkëshortes së tij për të kërkuar divorc, duke përmendur në kërkesën e saj të ashtuquajturat “arsye biblike”.
Në historikun e tij politik, Paxton ishte përballur me akuza për mashtrim me letrat me vlerë që në vitin 2015. Ndërkohë, në vitin 2023 ai u vu para një procesi shkarkimi (impeachment) nga Dhoma e Përfaqësuesve e Teksasit, megjithëse më vonë u shpall i pafajshëm nga Senati i këtij shteti.
Në vitin 2024, ai arriti t'i shmangej një gjyqi të mundshëm duke u pajtuar me prokurorët për të kompensuar viktimat e skandalit të mashtrimit.
Vlen të theksohet gjithashtu se miliarderi Elon Musk kishte investuar mbi 200 milionë dollarë në përpjekje për të mbështetur fushatën e kandidatit republikan Ken Paxton.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: