Sport
Netë magjike në Champions: PSG shkëlqen, Barcelona dhe Bayerni sigurojnë fitore të mëdha
Reklamë e Sponsorizuar
Xhiroja e katërt e Ligës së Kampionëve ka sjellë rezultate mbresëlënëse për gjigantët evropianë, teksa Paris Saint-Germain, Barcelona dhe Bayern Munich kanë arritur të sigurojnë pikët e plota në përballjet e tyre.
Në një paraqitje dominuese, PSG-ja ka shkatërruar Villarrealin me rezultatin 6:0, duke e mbyllur çështjen e fituesit që në pjesën e parë. Festivalin e golave e nisi Joao Neves (9'), pasuar nga Desire Doue (12'), Senny Mayulu (13') dhe Fabian Ruiz (17'). Në pjesën e dytë, Ruiz shënoi sërish në minutën e 49-të, ndërsa talenti David Boly e vulosi triumfin në debutimin e tij në këtë kompeticion. Me këtë sukses, parisienët barazuan rekordin e skuadrave franceze për serinë më të gjatë pa humbje në Evropë, plot 14 ndeshje radhazi.
Ndërkohë, në “Camp Nou”, Barcelona tregoi forcën e saj ndaj Aston Villas, duke triumfuar me shifrat 3:0. Lamine Yamal zhbllokoi rezultatin që në minutën e shtatë pas një gabimi të mysafirëve. Ndonëse Aston Villa provoi të rikthehej, ishte Raphinha ai që shkëlqeu në pjesën e dytë me dy gola (52', 59'), ky i fundit pas një asisti nga Joao Cancelo. Përveç ndërprerjes së serisë së pamposhtur të anglezëve, ky takim shënoi një moment historik për katalunasit, të cilët pas 19 ndeshjesh në Ligën e Kampionëve, arritën të mbanin portën të paprekur.
Një fitore historike ka shënuar edhe Bayern Munich në Madrid, duke mposhtur Atletico Madridin me rezultat 2:0. Pas një pjese të parë të barabartë, Lennart Karl zhbllokoi sfidën në minutën e 65-të, duke u shndërruar në futbollistin e katërt më të ri në histori që arrin kuotën e pesë golave në këtë ligë, pas emrave si Yamal, Mbappe dhe Raul. Rezultatin përfundimtar e vendosi Konrad Laimer në minutën e 78-të. Ky triumf shënon fitoren e parë të bavarezëve në terrenin e Atleticos, ndërsa për ekipin e Diego Simeones kjo humbje i dha fund ecurisë prej nëntë ndeshjeve pa disfatë në të gjitha garat.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: