Kronikë
Shpallet në kërkim një i dyshuar për vjedhje në Malishevë
Reklamë e Sponsorizuar
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë – Sektori i Hetimeve, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për vjedhje.
Sipas Policisë, i dyshuari më 12 qershor 2026, në një objekt tregtar në Malishevë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”. Pavarësisht veprimeve hetimore të ndërmarra deri më tani, identiteti i tij ende nuk është zbuluar.
Policia fton qytetarët që kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit, i cili shihet në fotografinë e publikuar, të kontaktojnë përmes numrit emergjent 192, stacionit policor më të afërt ose adresës zyrtare elektronike[email protected].
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: