Botë
Kërcënim kibernetik në Evropë: Hakerët sulmojnë frigoriferët e supermarketeve në 10 vende
Reklamë e Sponsorizuar
Një seri sulmesh kibernetike, të cilat goditën rrjetet e supermarketeve të hënën në të paktën 10 shtete evropiane, ka ngritur alarmin në zyrat e Bashkimit Evropian. Autoritetet evropiane kanë paralajmëruar se këto veprime përbëjnë përpjekje të qëllimshme për të sabotuar zinxhirin e furnizimit me ushqime në rajon.
Sipas të dhënave zyrtare, incidentet dhe problemet funksionale janë regjistruar deri më tani në dyqane ushqimore dhe markete në disa shtete anëtare, duke përfshirë Belgjikën, Estoninë dhe Finlandën, ndërkohë që vijojnë hetimet për të përcaktuar shkallën e plotë të dëmit dhe autorët e kësaj serie sulmesh.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: