Sport
Bashkim Jashari nderon Gjeneralin Osborn me Medaljen për Shërbim Vetëmohues
Reklamë e Sponsorizuar
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në një ceremoni zyrtare ushtarake në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, Gjeneral Majorin Osborn, Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Në shenjë vlerësimi për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në thellimin e lidhjeve ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjenerallejtënant Jashari i ka akorduar Gjeneralit Osborn “Medaljen për Shërbim Vetëmohues”. Ky dekorim vjen si mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në avancimin e partneritetit dypalësh.
Ky bashkëpunim strategjik, i rrënjosur në vlera të përbashkëta, besim të ndërsjellë dhe profesionalizëm të lartë, shërben si dëshmi e fortë e miqësisë së qëndrueshme dhe aleancës solide ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: