Politikë
Sfidat e sigurisë në Evropë, ministri Maqedonci ftohet panelist kryesor në Konferencën e Berlinit
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po merr pjesë punimet e Konferencës së Sigurisë në Berlin (Berlin Security Conference), një ngjarje e rëndësishme që bashkon zyrtarë të lartë shtetërorë, diplomatë dhe personalitete ushtarake për të shqyrtuar sfidat bashkëkohore të mbrojtjes dhe sigurisë në kontinentin evropian.
Në kuadër të këtij organizimi prestigjioz, kreu i Mbrojtjes së Kosovës është angazhuar si panelist në debatin qendror të nivelit të lartë, i cili kishte në fokus temën “Parandalimi përmes vigjilencës: Si të frenohet ndërhyrja ruse?”. Gjatë këtij sesioni, ai ndau skenën me figura të shquara nga strukturat e NATO-s dhe autoritetet gjermane.
Gjatë punimeve të panelit, vëmendje e veçantë iu kushtua rrezikut që paraqesin ndërhyrjet dhe ndikimi dashakeq i Rusisë, sfidave të sigurisë që po kalon Evropa sot, si dhe domosdoshmërisë për një bashkëpunim edhe më të ngushtë ndërmjet aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë për të garantuar paqen afatgjatë dhe stabilitetin rajonal e kontinental.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: