Sport
Talenti i jashtëzakonshëm: 16-vjeçari bën bujë në futbollin gjerman dhe barazon rekordin historik
Reklamë e Sponsorizuar
Futbollisti i ri i Eintracht Frankfurtit, Niko Ilicevic, ka shkruar emrin e tij në historinë e Bundesligës, duke barazuar rekordin e lojtarit më të ri që ka zbritur ndonjëherë në fushë në elitën e futbollit gjerman.
Ilicevic, i cili ka origjinë kroate, regjistroi paraqitjen e tij të parë zyrtare këtë të dielë, në moshën vetëm 16-vjeçare. Me këtë arritje, ai ka barazuar shifrën e vendosur më parë nga Youssoufa Moukoko në nëntor të vitit 2020.
Mesfushori talentuar është zhvilluar përmes akademisë së klubit nga Frankfurtit, duke u ngjitur me ritme të shpejta nëpër grupmoshat e ndryshme. Ai është aktivizuar me skuadrën U-17 kur ishte vetëm 13 vjeç, ndërsa në moshën 14-vjeçare ka kaluar te ekipi U-19. Gjatë këtij sezoni, ai ka spikatur me katër gola dhe tri asistime në shtatë ndeshje me të rinjtë.
Kualitetet dhe rritja e shpejtë e adoleshentit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga stafi teknik, ku trajneri i Eintrachtit, Adi Hutter, ka thurur elozhe për aftësitë e tij.
“Fakti që ai është tashmë pjesë e një skuadre të Bundesligës në moshën 16 vjeç është i jashtëzakonshëm. Ai është i shkëlqyer me topin dhe gjithashtu ka mësuar si të fitojë sfida”, u shpreh strategu austriak.
Falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse, emri i Ilicevic tashmë po lakohet në tregun e transferimeve, ku klubet e mëdha europiane si Real Madridi, Barcelona dhe Bayern Munich thuhet se kanë shfaqur interesim serioz për shërbimet e tij.
Vlen të theksohet se Niko është nipi i ish-sulmuesit të kombëtares kroate, Ivo Ilicevic, i cili gjatë karrierës së tij ka djersitur fanellat e skuadrave si Kaiserslautern, Bochum dhe Hamburg. Interesant është fakti se debutimi i 16-vjeçarit në Bundesligë u regjistrua pikërisht kundër njërës prej ish-skuadrave të xhaxhait të tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: