Aktuale
Tragjedia në Spanjë, portieri i Andorrës shkatërrohet emocionalisht pas ndarjes nga jeta të sulmuesit de Miguel
Reklamë e Sponsorizuar
Jesus Owono, portieri i FC Andorrës, po përballet me një periudhë tejet të rëndë emocionale pas humbjes tragjike të sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel, me të cilin pati një përplasje në fushën e blertë gjatë takimit të zhvilluar të hënën.
Gardiani 25-vjeçar është tejet i tronditur nga ky epilog tragjik dhe, bazuar në njoftimet e mediave iberike, kontakti fizik ishte tërësisht i paqëllimshëm dhe pa asnjë tentativë për t'i shkaktuar dëm lojtarit kundërshtar.
Fillimisht, ai ka shprehur vullnetin për të vendosur një kontakt direkt me familjarët e të ndjerit, me qëllim që t'u përcjellë ngushëllimet e tij më të sinqerta për këtë humbje të madhe.
Ndërkohë, Owono ka gjetur mbështetjen e pakushtëzuar nga drejtuesit e klubit të Andorrës, ndërsa si pasojë e valës së fyerjeve dhe reagimeve të ashpra në rrjetet sociale pas ngjarjes, ai ka marrë vendimin që t'i mbyllë llogaritë e tij personale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: