Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Gjysma e golave nga distanca të Barcelonës e mbajnë firmën e Yamalit

Redaksia Lajmetereja • 03-11-2026 14:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gjysma e golave nga distanca të Barcelonës e mbajnë firmën e Yamalit
Barcelona e Hansi Flickut po dëshmon se ka disa mënyra për t’i ndëshkuar kundërshtarët, ndërsa goditjet nga distanca janë shndërruar në një armë të rëndësishme të skuadrës katalunase. Sipas gazetës “AS”, Barcelona ka realizuar tetë gola nga jashtë zonës në këtë sezon, ndërsa gjysma e tyre kanë autor Lamine Yamalin. Ylli spanjoll ka shënuar katër gola të tillë, tre në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve. Kjo statistikë dëshmon rëndësinë e tij në ofensivën e Barcelonës dhe aftësinë për të zgjidhur ndeshjet edhe me aksione individuale. Përveç Yamalit, nga distanca këtë sezon kanë shënuar edhe Karim Adeyemi, Anthony Gordon, Dani Olmo dhe Joao Cancelo. Barcelona kishte realizuar 15 gola nga jashtë zonës në La Liga sezonin e kaluar, ndërsa në edicionin 2024/25 kishte regjistruar 16 të tillë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar