Politikë
LSDM: Platforma ZNAM 2.0 shërben si mburojë dhe shpërqendrim për interesat e Mickoskit
Reklamë e Sponsorizuar
Lidhja Socialdemokrate (LSDM) ka reaguar përmes një kumtesate zyrtare, duke theksuar se promovimi i platformës ZNAM 2.0 ka ardhur pikërisht në momentin kur kjo parti kishte zbuluar planet e kryeministrit Hristijan Mickoski për shitjen e vendit, hapjen e minierave dhe shfrytëzimin e antimonit pa marrë më parë miratimin e qytetarëve.
Në reagimin e tyre, socialdemokratët shtrojnë pyetjen se kujt i shërben ky devijim i vëmendjes publike, duke hequr fokusin nga skandalet dhe aferat e grupit të udhëhequr nga kreu i ekzekutivit.
Sipas LSDM-së, i vetmi përfitues nga kjo situatë është Mickoski, të cilin e cilësojnë si mashtrues, duke shtuar se nuk është aspak rastësi që mbështetja për ta është shpërblyer përmes tenderëve me vlerë prej 1.6 milionë eurosh. Partia opozitare thekson se kryetari i saj, Venko Filipçe, bashkë me strukturat e partisë po qëndrojnë çdo ditë pranë qytetarëve në terren, duke luftuar pa u ndalur kundër atyre që i quan banda e Mickoskit.
Në fund, LSDM vlerëson se OBRM-PDUKM po përballet me një rënie drastike të mbështetjes popullore dhe se kreu i saj ka humbur çdo besueshmëri, ndaj sipas tyre, tentativat për të goditur opozitën do të dështojnë plotësisht.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: