Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

A mund të veshë Ernest Muçi fanellën e Turqisë? Deklarata e bujshme e gazetarit trazoj ujërat

Redaksia Lajmetereja • 03-11-2026 13:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
A mund të veshë Ernest Muçi fanellën e Turqisë? Deklarata e bujshme e gazetarit trazoj ujërat
Një hipotezë e hedhur në opinionin publik nga gazetari i njohur turk, Cem Dizdar, ka mjaftuar që mediat vendase të aludojnë për një kalim të mundshëm të Ernest Muçit te Kombëtare e Turqisë. Në fakt, ky skenar ishte më shumë një thumbim i hapur ndaj trajnerit të kombëtares turke, Sergen Jalçin, duke marrë shkas nga forma e shkëlqyer që sulmuesi kuqezi po kalon në fushën e lojës. “Muçi është lojtari më i spikatur dhe më vendimtar në dy ndeshjet e fundit. Ai po zhbllokon sfidat dhe po i jep zgjidhje lojës. Po sikur Muçi të kishte pasaportën turke dhe të plotësonte kushtet e natyralizimit, a do ta grumbullonte Sergen Jalçin në kombëtare?”, u shpreh Dizdar gjatë diskutimit të tij. Këto fjalë nxitën menjëherë një valë shkrimesh sensacionale në shtypin turk, veçanërisht në “Taka Gazetesi”. Megjithatë, ky skenar mbetet thjesht në kuadrin e hipotezës, pasi Muçi nuk mund të ndryshojë përfaqësuese, pavarësisht pajisjes së mundshme me pasaportë turke. Reagimet e gazetarit vijnë në një kohë kur trajneri Jalçin ka qenë më herët një kritik i hapur i Muçit gjatë periudhës kur ata ishin bashkë te Beshiktashi. Kujtojmë se tifozët e këtij të fundit e mbajnë përgjegjës Jalçın për largimin e yllit shqiptar, i cili tashmë prej një viti po shkëlqen me fanellën e Trabzonsporit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar