Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Formë e lartë në Evropë, Enis Rexhepi sërish protagonist dhe golashënues në UEFA Youth League

Redaksia Lajmetereja • 03-11-2026 13:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Formë e lartë në Evropë, Enis Rexhepi sërish protagonist dhe golashënues në UEFA Youth League
Talenti i jashtëzakonshëm nga Kosova, Enis Rexhepi, po kalon një periudhë fantastike në radhët e skuadrës gjermane Stuttgart U-19, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare. Falë një paraqitjeje dhe një goli vendimtar nga sulmuesi shqiptar, gjermanët kanë arritur të sigurojnë një barazim të rëndësishëm 2:2 në udhëtim ndaj Galatasarayt në Stamboll, duke u rikthyer në shtëpi me një pikë të çmuar. Momenti kryesor për Rexhepin erdhi në minutën e 49-të të takimit. Pasi përfitoi hapësirë rreth 12-13 metra larg portës, ai lëshoi një predhë të vërtetë duke e dërguar topin në këndin e djathtë të portës kundërshtare, duke vendosur ekuilibrin në shifra 1:1. Ndërkohë, goli i dytë për gjermanët mbajti firmën e Kenmoe në minutën e 87-të. Nga ana tjetër, për vendasit e Galatasarayt realizuan Luş në minutën e 23-të dhe Tagay në minutën e 73-të. Pjesë e këtij dueli ishte edhe një tjetër futbollist shqiptar, Almand Idrizi, i cili u hodh në fushë për Stuttgartin duke u aktivizuar si zëvendësues në minutën e 76-të. Kujtojmë se Enis Rexhepi udhëheq bindshëm listën e golashënuesve në këtë edicion të UEFA Youth League, duke regjistruar deri më tani plot gjashtë realizime personale. Pas këtij barazimi, Stuttgarti pozicionohet në vendin e 18-të me katër pikë të grumbulluara, ndërsa Galatasaray zë vendin e 30-të me dy pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar