Aktuale
Gatishmëri e lartë: Trupat e KFOR-it realizojnë stërvitje intensive për evakuime mjekësore nga ajri
Reklamë e Sponsorizuar
Pjesëtarët e stafit mjekësor të KFOR-it, së bashku me trupat e Komandës Rajonale-Lindje, kanë ndërmarrë një stërvitje të përbashkët fokusi i së cilës ka qenë te evakuimet mjekësore dhe manovrat e ndërlikuara me helikopterë.
Në kuadër të këtij aktiviteti stërvitor, ekipet kanë ushtruar në terren protokollet përkatëse të vendosjes dhe nxjerrjes së të lënduarve, si dhe procedurat e ngritjes dhe transportimit ajror të tyre.
Sipas njoftimit zyrtar nga misioni paqeruajtës, këto ushtrime kanë për qëllim kryesor ngritjen e shkallës së bashkëpunimit, garantimin e sigurisë gjatë operacioneve ajrore dhe rritjen e reaktivitetit për t'u dalë në ndihmë qytetarëve në situata emergjente.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: