Sport
Konfirmim i lartë nga UEFA, Enea Jorgji gjobitet për të drejtuar supersfidën në Bullgari
Reklamë e Sponsorizuar
Arbitrimi shqiptar vazhdon të ngjisë shkallët e suksesit në arenën ndërkombëtare, ku UEFA i ka besuar sërish një mision të rëndësishëm një prej gjyqtarëve tanë më të mirë. Bëhet fjalë për Enea Jorgjin, i cili do të jetë kryesor në duelin e zjarrtë të Ligës së Europës ndërmjet Levski Sofias dhe Jagiellonias.
Ndeshja, e cila është caktuar të luhet më 5 nëntor, do të ketë një përfaqësim masiv të trupës gjyqësore nga Shqipëria në fushën e blertë.
Përkrah Enea Jorgjit në këtë sfidë delikate do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, të cilët do të mbajnë rolin e anësorëve ose asistentëve.
Ndërkohë, katërshja kryesore shqiptare në fushë plotësohet nga Juxhin Xhaja, i cili është emëruar zyrtarisht si arbitër i katërt.
Përfaqësimi kuqezi do të shtrihet edhe në dhomën e VAR-it, ku Albert Doda do të shërbejë si ndihmës i sistemit (AVAR), ndërsa përgjegjës kryesor për teknologjinë do të jetë italiani Daniele Doveri.
Por angazhimet e arbitrave shqiptarë nuk mbyllken me kaq, pasi Florian Lata është deleguar për të gjykuar përballjen evropiane Porto-Napoli, e vlefshme për "UEFA Youth League".
Ky duel i grupmoshave do të zhvillohet më 4 nëntor, ku Lata do të mbështetet në anësorë nga Taulant Kasa si asistent i parë dhe Xhulio Mani si asistent i dytë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: