Sport
Lëvizje e bujshme te Dinamoja: Burim Çerkini merr sërish drejtimin e skuadrës ferizajase
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i futbollit Dinamo nga Ferizaj ka zyrtarizuar rikthimin e njohur në pankinë, duke i besuar sërish drejtimin e skuadrës trajnerit Burim Çerkini për sfidat e mbetura të këtij edicioni në Ligën e Parë të Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë strukturat drejtuese të klubit, të cilët kanë theksuar rëndësinë e kësaj lëvizjeje për fatet e skuadrës në vazhdim të garës.
“Ka njerëz që nuk janë thjeshtë pjesë e një klubi, por janë pjesë e identitetit dhe historisë së saj dhe një prej tyre është Burim Çerkini. Burim Çerkini e njeh Dinamon, e njeh ambientin, e njeh futbollin dhe mbi të gjitha e ndiejnë këtë klub. Drejtuesit e FC Dinamo Ferizaj kanë vendosur për rikthimin e tij në pozitën e kryetrajnerit! Besimi, përvoja dhe përkushtimi janë vlera që duhen vlerësuar. Për të ecur përpara, duhet t’u besosh përsëri njerëzve që e njohin rrugën”, thuhet në njoftimin zyrtar të FC Dinamos.
Pas përfundimit të javës së 13-të të kampionatit, Dinamo e Ferizajit pozicionohet në vendin e 7-të të renditjes tabelare, duke arkëtuar gjithsej 20 pikë deri në këtë fazë të garës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: