Sport
Kupa e Azisë 2027 shtyhet zyrtarisht, përcaktohen datat e ja të turneut
Reklamë e Sponsorizuar
Starti i “AFC Asian Cup” është shtyrë nga data 7 janar siç ishte planifikuar fillimisht. Shkak për këtë vendim janë bërë rrethanat e jashtëzakonshme dhe problemet e krijuara në Arabinë Saudite, vendi që është vënë në qendër të sulmeve terroriste.
Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) ka zyrtarizuar 23 dhjetorin 2027 si datën e re të nisjes, ndërsa ndeshja finale do të zhvillohet më 21 janar 2028, zhvillim ky që tashmë i është njoftuar edhe FIFA-s.
Nëpërmjet një njoftimi nga Kuala Lumpur, pas diskutimeve të gjata dhe konsultimeve të ngushta mes Komitetit Organizator Lokal (LOC) të Kupës së Azisë 2027, Federatës Saudite të Futbollit (SAFF) dhe vetë AFC-së, është vendosur ndryshimi i kalendarit. Edicioni i ardhshëm i turneut më prestigjioz të futbollit aziatik, që fillimisht ishte parashikuar të luhej nga 7 janari deri më 5 shkurt 2027, do të mbahet përfundimisht nga 23 dhjetori 2027 deri më 21 janar 2028.
Komiteti Organizator i Kupës së Azisë i dha dritën jeshile ndryshimit të datave për shkak të situatës së jashtëzakonshme në rajon, e cila ka sjellë vështirësi të konsiderueshme logjistike dhe bllokime në udhëtime. Këto zhvillim e kanë bërë të pamundur zhvillimin e kompeticionit sipas planit fillestar, duke e shndërruar shtyrjen në një domosdoshmëri për sigurinë dhe mbarëvajtjen e skuadrave, zyrtarëve dhe spektatorëve.
AFC ka shprehur mirënjohjen për përkushtimin e Federatës Saudite të Futbollit (SAFF) dhe Komitetit Organizator Lokal, me qëllim garantimin e një eventi të standardeve më të larta. Institucioni drejtues i futbollit aziatik do të vazhdojë bashkëpunimin intensiv me të gjitha federatat anëtare, partnerët komercialë, sponsorët dhe televizionet, për të siguruar një organizim madhështor që i përshtatet madhështisë së këtij turneu.
Të gjitha detajet dhe informacionet e mëtejshme rreth këtij zhvillimi do të komunikohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të AFC-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: