Sport
Ndryshim në stafin teknik: Burim Qerkini merr sërish drejtimin e Dinamos së Ferizajt
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i futbollit Dinamo nga Ferizaj ka zyrtarizuar emërimin e Burim Qerkinit në krye të shtabit teknik, pas largimit të trajnerit të deritanishëm, Leotrim Krasniqi.
Përmes një njoftimi zyrtar, drejtuesit e klubit kanë vlerësuar lart kontributin e tij ndër vite, duke e cilësuar si një nga figurat kyçe të historisë dhe identitetit të skuadrës.
“Ka njerëz që nuk janë thjeshtë pjesë e një klubi, por janë pjesë e identitetit dhe historisë së saj dhe një prej tyre është Burim Qerkini,” thuhet në komunikatën e ferizajasve.
Më tej, klubi ka theksuar se njohja e mirë e ambientit dhe e ekipit nga ana e Qerkinit ka qenë faktor vendimtar në këtë vendim. “Burim Qerkini e njeh Dinamon, e njeh ambientin, e njeh futbollin dhe mbi të gjitha e ndienë këtë klub. Drejtuesit e FC Dinamo Ferizaj kanë vendosur për rikthimin e tij në pozitën e kryetrajnerit!”
Po ashtu, drejtuesit kanë vënë theksin te rëndësia e vlerave profesionale: “Besimi, përvoja dhe përkushtimi janë vlera që duhen vlerësuar”, shtohet në njoftimin e lëshuar nga klubi.
Kujtojmë se ky është rikthimi i tretë i Qerkinit në krye të skuadrës, pasi ai e ka drejtuar Dinamon edhe në dy periudha të kaluara, gjatë të cilave ka regjistruar paraqitje dhe rezultate mjaft pozitive.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: