Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Ndërron jetë në moshën 50-vjeçare zyrtarja policore Afërdita Hasan Kabashi, sot i jepet lamtumira e fundit

Redaksia Lajmetereja • 03-11-2026 08:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ndërron jetë në moshën 50-vjeçare zyrtarja policore Afërdita Hasan Kabashi, sot i jepet lamtumira e fundit
Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të zyrtares policore, Afërdita Hasan Kabashi, ka prekur thellë familjarët, miqtë dhe kolegët e saj. E ndjera nga fshati Opterushë u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare. Lajmi për ikjen e saj të parakohshme është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi mortor nga anëtarët e familjes, të cilët kanë shprehur pikëllimin e papërshkrueshëm për këtë humbje të madhe. Ritet e varrimit të të ndjerës do të zhvillohen sot, pas faljes së namazit të Ikindisë, në varrezat e fshatit Opterushë, ku do t'i jepet edhe lamtumira e fundit. Ngushëllimet më të sinqerta u përcillen familjes Kabashi, të afërmve, rrethit shoqëror si dhe të gjithë kolegëve të saj në Policinë e Kosovës. Pushoftë në paqe!
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar