Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Haradinaj: Deklarata e “stërvonuar” merr kuptim vetëm nëse miratohet ligji për zhbërjen e Speciales

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 12:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Haradinaj: Deklarata e “stërvonuar” merr kuptim vetëm nëse miratohet ligji për zhbërjen e Speciales
Pas miratimit në Kuvend të Deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, ish-deputeti Daut Haradinaj ka reaguar duke e cilësuar atë si të vonuar. Haradinaj ka thënë se kjo deklaratë, 13 ditë pas vendimit dënues, sipas tij, merr kuptim vetëm nëse brenda kësaj jave miratohet në Kuvend ligji që synon zhbërjen e Gjykatës Speciale. “Kjo deklaratë e stërvonuar, 13 ditë pas vendimit dënues, merr kuptim vetëm nëse brenda kësaj jave miratohet në Kuvend ligji i cili e zhbën Gjykatën Speciale. Të gjitha të tjerat, përfshirë edhe takimet e errëta, janë thjesht kalkulime politike. Logjika e kontestimit të lartësisë së dënimit, ‘dënim i rëndë apo dënim i lehtë’, nuk përkon me kombin shqiptar, i cili është ngritur në këmbë në të gjitha sheshet e botës, me të vetmen thirrje: ‘Jo në emrin tim’”, ka shkruar Haradinaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar