Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Zbardhja e fatit të Ukshin Hotit: Prokuroria Speciale ndërmerr hapa, çfarë deklaroi ish-shefi i policisë në Istog?

Redaksia Lajmetereja • 02-11-2026 20:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Zbardhja e fatit të Ukshin Hotit: Prokuroria Speciale ndërmerr hapa, çfarë deklaroi ish-shefi i policisë në Istog?
Ka kaluar më shumë se dy dekada prej majit të vitit 1999, ndërkohë që fati i veprimtarit të njohur Ukshin Hoti vazhdon të mbetet një mister i plotë. Deri në atë periudhë, ai po mbahej në vuajtjen e dënimit në Burgun e Dubravës, prej nga u transferua papritur në një destinacion që edhe sot e kësaj dite mbetet i panjohur. Sinjale se mund të ketë informacione të vlefshme për atë se çfarë i ndodhi Hotit ka dhënë Momir Pantiq, i cili në atë kohë shërbente si kryeshef i stacionit policor në Istog. “Unë kam kërkuar se ajo se çfarë ka ndodhur me Ukshin Hotit, me kërkesën e familjarëve të tij, që më kanë thirr në vititn 1999 dhe këtë do ta them në fjalën përfundimtare. Dhe doja ta thoja se dëshira ime ka qenë ta kuptoja fatin e Ukshin Hoti në Dubravë. Unë nuk dua që asnjë krim të fshihet”, ka thënë Pantiq. Në lidhje me ndriçimin e fatit të tij, gjatë muajve të fundit është angazhuar në mënyrë aktive edhe Prokuroria Speciale. “A ka mundësi që ky i akuzuar të bëjë një deklaratë me shkrim që t’i drejtohet Prokurorisë Speciale nëse ka njohuri se ku mund të gjindet trupi i pajetë”, u shpreh tutje Salihu – Shamolli. “Gjatë verës e kemi kuptu nga i akuzuari se kolegu juaj nga Prokuroria Speciale e ka marrë në pyetje të akuzuarin në qendrën e paraburgimit në lidhje me atë rast”, ka thënë Shala. Këto zhvillime u bënë të ditura gjatë një seance gjyqësore për krime lufte, ku të pandehur janë Momir Pantiq dhe Zharko Zariq. Me kërkesë të posaçme të Pantiqit, në cilësinë e dëshmitarit në këtë seancë u paraqit Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, i cili u ballafaquar me një varg pyetjesh nga i akuzuari. “A kemi qenë unë dhe ti në 2002-2003 në punëtori të përbashkëta në lidhje me të zhdukurit?”, ka pyetur Pantiq. “Nuk më kujtohet që njihemi, që kemi kontaktuar ndonjëherë apo jemi takuar në ndonjë takim. Mund të ndodhë, por mua nuk më kujtohet”, tha Blakaj. Gjatë dëshmisë, në pyetje u përfshinë edhe raste të tjera të personave që vazhdojnë të llogariten si të zhdukur. “Një rast që më kujtohet dhe që është edhe sot si person i zhdukur, është zhdukur në shtëpinë e tij në qytetin e Istogut,është mësuesi Haxhi Kajtazi”, u shpreh tutje Blakaj. “Polici Fadil Ramaj i ka njoftuar se anëtarët e ushtrisë e kanë gjuajtur dhe e kanë plagosur mësuesi Haxhi Kajtazi. …. Ndëra, trupi i mësuesit është varrosur tek varrezat e qytetit”, ka thënë tutje Pantiq. “Emri i tij ndodhet tek lista e personave të zhdukur dhe trupi i tij ende nuk është identifikuar dhe nuk i është dorëzuar familjes”, tha Blakaj. Duhet përkujtuar se Momir Pantiq dhe Zharko Zariq po ballafaqohen me drejtësinë nën akuzat për vrasjen e civilëve shqiptarë në rajonin e Istogut, ku mes viktimave përfshihen edhe 18 të burgosur të ndodhur brenda Burgut të Dubravës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar