Politikë
Lojërat Mesdhetare 2030 në rrezik, Përparim Rama i bën thirrje urgjente ekzekutivit për zbatimin e marrëveshjeve
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ngritur sërish alarmin lidhur me ngecjet nga pushteti qendror në procesin e përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, i pari i kryeqytetit ka theksuar se qasja e deritanishme e Qeverisë përbën një rrezik serioz për dështimin e këtij organizimi të madh ndërkombëtar.
Në këtë kontekst, Rama i ka drejtuar një thirrje të hapur kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit qeveritar që të respektojnë në tërësi detyrimet dhe vendimet e zyrtarizuara deri më tani, me qëllim që të mbrohet imazhi dhe mbarëvajtja e ngjarjes sportive.
“Në shkresën e datës 15 tetor, Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka dhënë sinjale të qarta se sjellja e Qeverisë së Kosovës rrezikon majtjen e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Gjatë mbledhjes së javës së kaluar të Komitetit Organizativ, unë kam riafirmuar qëndrimin tim se puna dhe organizimi duhet të ecin krah për krah me ICMG-në, duke vënë në pah ekspertizën e tyre dhe duke vënë në jetë çdo marrëveshje dhe vendim të arritur deri më sot,” ka shprehur Rama.
Në fund, ai ka garantuar se Prishtina i ka kryer me kohë të gjitha detyrimet institucionale që i takojnë si qytet nikoqir për këtë ngjarje historike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: