Sport
Paraqitja fantastike ndaj Malishevës i jep portierit të Feronikelit 74 epilogun e më të mirit të javës
Reklamë e Sponsorizuar
Gardiani i Feronikelit 74, Agron Kolaj, është kurorëzuar me çmimin prestigjioz “Ylli i Javës” për xhiron e 12-të në kuadër të Albi Mall Superligës, falë paraqitjes së tij fantastike në duelhin kundër Malishevës.
Kolaj ka qenë figura kyçe e ndeshjes së mbyllur pa gola (0:0), duke u shquar me reflekse fantastike dhe ndërhyrje shpëtuese përballë aksioneve të rrezikshme të skuadrës kundërshtare.
Falë këtij paraqitje të nivelit të lartë, portieri i skuadrës nga Drenasi ka arritur të ruajë rrjetën e paprekur, duke i siguruar kështu një pikë të rëndësishme ekipit të tij në transfertë.
Vendimi për këtë përzgjedhje është marrë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në kuadër të ndarjes tradicionale të çmimit “Ylli i Javës”, i cili organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me sponsorin kryesor të kampionatit, Albi Mall.
Ky vlerësim javor u dedikohet futbollistëve që dëshmojnë vlera të larta dhe bëjnë diferencën në fushën e blertë përgjatë ndeshjeve të elitës së futbollit kosovar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: