Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

37-vjetori i rënies heroike: Prishtina përkujton figurat e ndritura të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

Redaksia Lajmetereja • 02-11-2026 12:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
37-vjetori i rënies heroike: Prishtina përkujton figurat e ndritura të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut
Në kuadër të 37-vjetorit të rënies së dëshmorëve të lirisë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, krerë institucionalë dhe politikë kanë bërë homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve në lagjen Velania të kryeqytetit. Ndër ta ishin kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, si dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, të cilët u përkulën me respekt para veprës së tyre ndërtuese të shtetësisë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë kësaj ceremonie përkujtimore u ndal te madhështia e sakrificës së dy heronjve për të ardhmen e vendit. “Jemi bërë të gjithë bashkë në kryeqytet nga të gjitha trojet për të nderuar njerëz të mëdhenj që kanë dhënë çdo gjë për vendin tonë, për lirinë tonë, për shtetin, për Republikën, për demokracinë. Falënderoj familjarët që janë gjithmonë bashkë këtu me neve dhe për sakrificën që kanë dhënë për këtë vend nëpërmjet të dashurve të tyre, Afrimin e Fahriun, lavdi dëshmorë, qofshim së bashku gjithmonë”, u shpreh Rama. Në të njëjtën linjë fjalësi, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, vlerësoi lart rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje për lëvizjen çlirimtare. Haradinaj: Afrim Zhiria e Fahri Fazliu do të përkujtohen përjetësisht “Një rënie e hershme që paralajmëroi luftën për liri, që paralajmëroi UÇK-në dhe çlirimin e Kosovës. Do të jetë një brez i artë dhe do ti nderojmë përjetë, do t’i kujtojmë përjetë. Lavdi!” Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu dhanë jetën në mënyrë heroike më 2 nëntor 1989, pasi u përfshinë në një betejë të pabarabartë kundër forcave okupatore serbe në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, duke u shndërruar kështu në gurëthemel të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar