Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Grabitje e guximshme në Tiranë: Autori kërcënon stafin me armë në kokë dhe arratiset me monopatinë

Redaksia Lajmetereja • 02-11-2026 10:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Grabitje e guximshme në Tiranë: Autori kërcënon stafin me armë në kokë dhe arratiset me monopatinë
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar paraditen e së hënës, ku një bankë e nivelit të dytë u bë objektiv i një grabitjeje në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet. Sipas raportimeve nga terreni, autori është futur brenda ambienteve i maskuar me një shall, ndërsa ka përdorur armën për të mbajtur nën kontroll situatën. Pasi i ka drejtuar armën në kokë arkëtares, ai ka arritur të sigurojë shumën e parave, ndërsa në dalje ka kanosur edhe punonjësin e sigurisë që të mos ndërmerrte asnjë veprim. Pasi ka siguruar paratë,autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke përdorur një monopatinë, në drejtim të stadiumit Dinamo. Ndërkohë, zyrtarisht policia e Tiranës ka bërë të ditur se rreth orës 10:45, një person i maskuar ka hyrë në bankë dhe, nën kërcënimin e një objekti që ngjason me armë zjarri, ka arritur të grabitë një sasi monetare. Menjëherë pas dhënies së alarmit, strukturat vendore kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe kanë angazhuar shërbimet operative për kapjen e autorit. Grupi i posaçëm hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave, sigurimin e provave dhe identifikimin e autorit të kësaj ngjarjeje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar