Dhunë në familje në Vushtrri – gruaja kërkon ndihmë mjekësore, por vendos të mos largohet nga burri

Publikuar më: 20-05-2025 10:16
Publikuar më: Burime të Sinjalit nga qyteti i Vushtrrisë raportojnë për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur më 19 maj 2025, rreth orës 13:15, në rrugën “Lidhja e Lezhës”. Sipas burimeve, një grua me inicialet A.H.është paraqitur në emergjencë pas një incidenti me bashkëshortin e saj, I.M.. Pas pranimit të ndihmës mjekësore, ajo është intervistuar nga autoritetet për rastin e dyshuar të dhunës në familje. Ajo ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje verbale, burri i saj e ka goditur me shuplakë, por megjithatë ka theksuar se nuk dëshiron të ndahet prej tij, duke shtuar se mendon të vazhdojë jetën bashkë me të. Në cilësinë e dëshmitares është intervistuar edhe vajza e çiftit, e cila ka deklaruar se nuk ka dijeni për incidentin, por ka theksuar se nëna e saj ka qenë në gjendje të rënduar emocionale kohëve të fundit, duke kërkuar qetësues. I.M. është intervistuar dhe ka mohuar çdo formë dhune fizike, duke deklaruar se bëhej fjalë për një mosmarrëveshje momentale. Ai është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar si “Dhuna në familje”, ndërsa autoritetet po ndjekin rrjedhën e mëtejme ligjore.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu