Aktuale
Magji e Edon Zhegrovës në Serie A: Ylli kosovar asiston, Juventusi mposht Napolin
Reklamë e Sponsorizuar
Edon Zhegrova ka lënë shenjë që në minutat e para pas hyrjes së tij në fushë, duke dhuruar një asistim vendimtar që i dha Juventusit epërsinë prej 1:0 në sfidën ndaj Napolit.
Sulmuesi nga Kosova u hodh në lojë nga stoli në minutën e 59-të dhe iu ahengua pak çaste për të dhënë kontributin e tij kyç për skuadrën nga Torino.
Ishte minuta e 70-të, kur Kerim Allajbegoviq shënoi një eurogol nga një distancë prej rreth 17 metrash, pasi u shërbye në mënyrë perfekte nga Edon Zhegrova. Goditja e fuqishme e lojtarit u ndal vetëm në këndin e sipërm të majtë të portës napolitane, duke mos i lënë asnjë shans reagimi portierit kundërshtar.
Në krahun tjetër, te skuadra e Napolit, mbrojtësi Amir Rrahmani u aktivizua që në startin e pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 46-të, duke marrë vendin e Giovanni Di Lorenzos.
Ndërkohë, kur po afronte fundi i takimit, saktësisht në minutën e 87-të, Jeremie Boga i Juventusit pranoi në mënyrë fantastike një top në hyrje të zonës së rreptësisë dhe me goditjen e parë nga 17 metra realizoi një tjetër gol të bukur në këndin e majtë, duke vulosur shifrat përfundimtare 2:0.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: