Aktuale
Bllokada e përditshme në hyrje të QKUK-së, drejtuesit e automjeteve kërkojnë ndërhyrje urgjente
Reklamë e Sponsorizuar
Çdo mëngjes, zona pranë rrethrrotullimit afër njërës prej hyrjeve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në hyrje të Prishtinës nga drejtimi i Veternikut, përballet me kolona të gjata dhe trafik të rënduar.
Shoferët që qarkullojnë në këtë zonë të kryeqytetit ndeshen çdo ditë me vonesa në trafik, ndaj bëjnë thirrje për një zgjidhje konkrete që do të lehtësonte lëvizjen dhe do të shpejtonte qarkullimin e automjeteve.
“Ato duhet me i lanë e me i pagu dikund më në rregull qysh është”, është shprehur një qytetar.
Nga ana e tyre, ekspertët e fushës së komunikacionit sugjerojnë disa hapa për lehtësimin e situatës. Lavdim Hamiti, njohës i kësaj fushe, sugjeron se hapja e dy shiritave në hyrje të QKUK-së do të ndihmonte në lëvizjen më të shpejtë të automjeteve, sidomos në orët e para të ditës kur fluksi i trafikut është në kulm.
“Është e mundshme që të bëhen dy shirita në hyrje të spitalit, që të jenë dy barriera që mjetet që i kanë këtë pjesë qarkullimi, flugin e madh, në mëngjes, atëherë të kalojnë sa më shpejtë edhe nëse është e mundshme shëmbull të jetë një rrugë e veçantë vetëm për hyrje në spital”, ka theksuar Lavdim Hamiti, ekspert i komunikacionit.
Në ndërkohë, zyrtarë nga Komuna e Prishtinës bëjnë me dije se tollovitë në këtë aks rrugor vijnë edhe si pasojë e zgjerimit të Prishtinës së Re dhe shtimit të numrit të qytetarëve që shfrytëzojnë këtë segment.
Sipas komunës, ndër vite janë ndërmarrë hapa konkretë në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse, duke përfshirë zhvendosjen e pikave të pagesave dhe të laurave në hyrje të QKUK-së për rreth 50 deri në 80 metra më në brendësi.
“Sot situata, është komplet një situatë e re dhe pas asaj ndërhyrje. Mendoj se me hapjen e rrugës A. Drejtoria e mobilitetit, do ta sheh lëvizshmërinë çka do të ndodhë me lirimin e atij segmenti shumë të madh”, ka deklaruar Pëllumb Bajqinovci, drejtor i mobilitetit.
Pushteti lokal pohon se do të ndërmarrë hapa shtesë në përputhje me zhvillimet në terren, ndërkohë që shpresojnë se finalizimi dhe hapja e Rrugës A do të ketë një ndikim pozitiv në shkarkimin e trafikut dhe lirimin e kësaj pjese rrugore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: