Aktuale
Tragjedia në Gjilan, reagon kryetari Alban Hyseni: Drejtësia të zbardhë plotësisht ngjarjen
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në fshatin Demiraj, ku dy persona humbën jetën tragjikisht.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i pari i Gjilanit ka përcjellë ngushëllimet më të thella për familjarët dhe miqtë e viktimave, duke theksuar se kjo humbje ka tronditur thellë të gjithë komunitetin lokal.
“Sot komuna jonë u trondit nga lajmi i rëndë për humbjen e dy jetëve në fshatin Demiraj. Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me familjarët. Humbja e jetëve në rrethana që ende nuk janë sqaruar në tërësi është një tragjedi që na prek secilin. Në emër të Komunës së Gjilanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të tyre”, ka shkruar ndër të tjera Hyseni.
Krahas ngushëllimeve, kryetari i komunës i ka bërë thirrje institucioneve kompetente që të angazhohen me seriozitet maksimal për të hedhur dritë mbi motivet dhe rrethanat e këtij rasti.
“Presim që organet e rendit dhe të drejtësisë të bëjnë punën e tyre me përkushtim të plotë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka shtuar ai.
Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe një foshnjë u gjetën pa shenja jete brenda një shtëpie.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: