Sport
Magjia e Indrit Tucit në Slloveni: Sulmuesi kuqezi i jep fitoren epike Olimpias në derbin ndaj Mariborit
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi shqiptar Indrit Tuci ka qenë protagonist absolut në futbollin slloven, duke u shndërruar në heroin e Olimpias së Lublanës në përballjen e madhe derbi ndaj Mariborit.
Skuadra e Olimpisë on triumfuar me rezultatin e ngushtë 1:0 në transfertë ndaj Mariborit, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Ljudski vrt” në kuadër të javës së 14-të të kampionatit vendor. Përballja, e cila u ndoq nga afro 10 mijë shikues, u karakterizua nga një ritëm i lartë, luftë e fortë sportive në fushë dhe intensitet i lartë, ku verdhekuqtë nga Lublana shfrytëzuan më së miri mundësitë e tyre.
Momento vendimtar i takimit u regjistrua në minutën e 56-të, kur Indrit Tuci shfrytëzoi në perfeksion një aksion të rrufeshëm të skuadrës së tij, duke e dërguar topin në rrjetë dhe vulosur fatin e ndeshjes. Goli i sulmuesit u pasua nga asistimi i saktë i 20-vjeçarit Kristjan Bendra.
Për ekipin e Mariborit kjo shënon humbjen e dytë rresht, pasi në tri duelet derbi të zhvilluara gjatë këtij sezoni ka regjistruar vetëm një pikë të arkëtuar.
Vëmendje e madhe në këtë sfidë i kushtua edhe futbollistëve të tjerë shqiptarë. Marvin Çuni dhe vendimtari Indrit Tuci e nisën takimin si titullarë për fanellën e Olimpisë, me Çunin që u largua nga fusha në minutën e 79-të, ndërsa Tuci u zëvendësua në minutën e 90+3-të. Ndërkohë, nga radhët e Mariborit, Behar Feta u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 76-të.
Pas kësaj xhiroje, situata në krye të tabelës mbetet tejet e luftuar, ku Koperi udhëheq renditjen me 25 pikë, i ndjekur ngushtë nga Maribori me 24 pikë, ndërsa Olimpia pozicionohet e treta me 22 pikë të tubuara deri më tani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: