Politikë
Gara presidenciale në Gjermani: A do të drejtohet shteti për herë të parë nga një grua?
Reklamë e Sponsorizuar
Për shkak të kufizimeve kushtetuese që lejojnë vetëm dy mandate, presidenti aktual i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nuk ka të drejtë të kandidojë për një mandate të tretë. Kjo situatë ka hapur zyrtarisht garën për pasardhësit e tij në krye të shtetit, duke rikthyer në vëmendje debatin se a ka mbërritur çasti që Gjermania të drejtohet për herë të parë në histori nga një presidente.
Kësaj ideje i është bashkuar edhe ish-kancelarja Angela Merkel, e cila gjatë një interviste për MagentaTV vuri në dukje se ky post nuk është mbajtur kurrë nga një grua dhe se tashmë duhet menduar seriozisht për një ndryshim të tillë. Megjithëse nuk dha emra të përveçëm, ajo theksoj se vendi ka gra mjaft të përgatitura për të marrë drejtimin e kësaj detyre.
Kush e zgjedh presidentin?
Procesi i zgjedhjes së kreut të ri të shtetit do të zhvillohet më 30 janar, përmes Asamblesë Federale (Bundesversammlung), një trupë e posaçme kushtetuese që thirret vetëm për këtë qëllim. Ky institucion përbëhet nga të gjithë deputetët e Bundestagut, si dhe nga një numër i barabartë delegatësh të deleguar nga parlamentet e 16 landeve. Këta përfaqësues mund të vijnë nga bota e politikës, por edhe nga fusha e kulturës, shkencës apo sportit. Menjëherë pas përmbylljes së votimit, Asambleja shpërndahet.
Ndryshe nga sistemi amerikan, francez apo rus, presidenti në Gjermani nuk disponon kompetenca të gjera ekzekutive dhe nuk e udhëheq ekzekutivin. Funksioni i tij mbetet kryesisht ceremonial dhe përfaqësues, duke mishëruar unitetin e kombit dhe duke vepruar si një autoritet i lartë moral për shoqërinë gjermane.
Pasardhëset e mundshme të Steinmeierit
Në mesin e figurave që përfliten si trashëgimtare të mundshme të postit të Steinmeierit janë kryetarja e Parlamentit të Bavarisë, Ilse Aigner, e cila gëzon mbështetjen e kreut të CSU-së, Markus Söder. Po ashtu, nga radhët e CDU-së përmenden edhe kryetarja e Bundestagut Julia Klöckner, ministrja e Arsimit Karin Prien, si dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer.
Pritet që propozimi me peshën më të madhe për këtë post të vijë nga kampi konservator i udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz (CDU/CSU), i cili bashkëqeveris me SPD-në. Duke qenë se CDU, CSU dhe SPD zotërojnë shumicën e vendeve në Bundesversammlung, kandidatura që do të marrë bekimin e këtyre tri forcave politike do të jetë kryesuesi i padiskutueshëm për t'u bërë presidenti i ardhshëm i vendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: