Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Berisha ashpër ndaj Ramës: Shërbëtori i Beogradit po jep shpirt, regjimi i tij po përballet me fundin

Redaksia Lajmetereja • 01-11-2026 11:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Berisha ashpër ndaj Ramës: Shërbëtori i Beogradit po jep shpirt, regjimi i tij po përballet me fundin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vlerësuar se zhvillimet e fundit politike në rajon ngjasojnë me të ashtuquajturën “Pranverë Arabe”, duke e përshkruar kryeministrin Edi Rama si një lider autoritar që po kalon fazat më kritike të ekzistencës së tij në pushtet. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, lideri i opozitës theksoi se zhvillimet në Serbi kanë shkaktuar tronditje të thella te kreu i Qeverisë shqiptare, të cilin e etiketoi si “argat” të regjimit të mëparshëm serb dhe e akuzoi se udhëheq një strukturë qeverisëse të lidhur me krimin e organizuar. "Java ishte javë ndryshimesh të mëdha. Ndryshime të cilat sjellin ndërmend Pranverën Arabe, pasi në Beograd një autokrat i lidhur me krime lufte, gjenocid, me vrasje, u përmbys në Serbi dhe një elitë e re politike erdhi në pushtet, erdhi në fuqi. Le të urojmë që kjo elitë e dalë nga zgjedhjet e ditës së diel të kaluar t’i përmbahet një vizioni në interesin më të mirë të kombit serb, vizionit euroatlantik dhe të fqinjësisë së mirë. Kjo përmbysje e padronit në Beograd ka sjellë tronditje të mëdha të argatit të tij në Tiranë, i cili po përjeton grahmat më të vështira të regjimit të tij narkodiktatorial, Edi Ramës. Java u karakterizua nga dhuna më e egër që Tirana në rrugët dhe sheshet e saj ka parë ndoshta në tërë historinë. U karakterizua nga breshëritë me plumba goma dhe saçme derrash mbi protestuesit paqësorë. 16 prej tyre u plagosën me këto armë, shumica e tyre në pjesët e trupit të ndaluara me ligj për t’u qëlluar me këto armë. I riu Erion Vishkulli mori një saçme në njërën sy dhe urojmë nga zemra që rezultati i operacionit të jetë ai që dëshiron. Komisariatet u mbushën plot me studentë, protestues, por ajo që spikat, spikati solidarizimi i madh me studentët në revoltën e tyre. Spikat një vendosmëri e zakonshme e studentëve, gjimnazistëve për t’u përballur me këtë regjim dhe PD, siç ka deklaruar në krye të radhës, do mbështesë dhe ka mbështetur me gjithë potenciali e saj revoltën studentore dhe ka bërë gjithçka për mbrojtjen e tyre".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar