Sport
Operacion i gjerë antiterror në Shkup: Policia dhe inteligjenca arrestojnë disa persona të dyshuar
Reklamë e Sponsorizuar
Forcat e rendit dhe agjencitë e sigurisë kombëtare, të koordinuara nga organi i akuzës, kanë ndërmarrë një aksion të gjerë në zonën e kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.
Bazuar në të dhënat paraprake, autoritetet kanë shoqëruar disa individë, të cilët dyshohen se janë përfshirë në aktivitete kriminale që cenojnë sigurinë dhe lidhen me vepra terroriste.
“Nën drejtimin e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK), në territorin e Shkupit është duke u zhvilluar një aksion i MPB-së dhe ANB-së në disa lokacione.
Janë ndaluar disa persona nën dyshimin për kryerjen e veprave penale që lidhen me terrorizmin. Pas përfundimit të aksionit, publiku do të informohet”, thuhet në nomimin zyrtar të Prokurorisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: