Aktuale
Paralajmërimi i meteorologëve: Reshjet e shiut zgjasin deri të martën, ja kur rikthehet moti me diell
Reklamë e Sponsorizuar
Ndërsa ditët e ftohta po afrohen, luhatjet e termometrit pritet të shoqërojnë vendin gjatë javëve në vijim, duke ngritur pyetjet tradicionale nëse do të ketë reshje të hershme dëbore dhe sa i ashpër do të paraqitet ky dimër.
Sipas meteorologut Villen Popovski, gjatë periudhës së ardhshme termometri do të shënojë një ulje të lehtë prej 1 deri në 2 gradë Celsius. Megjithatë, ky stanjacion termik nuk do të jetë jetëgjatë, pasi duke filluar nga dita e mërkurë pritet një ngritje e ndjeshme e temperaturave, ku vlerat maksimale do arijnë nga 15 deri në 17 gradë Celsius.
“Nga sot deri të martën do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu të herëpashershme me ndryshim intensiv. Më intensive do të jenë nesër të dielën dhe të martën. Nga e mërkura pritet mot i qëndrueshëm pa shi dhe fundjava e ardhshme gjithashtu do të jetë e qëndrueshme me diell dhe pak vranësira. Do të thotë javën tjetër na pret mot i mirë”, deklaroi meteorologu Villen Popovski.
Lidhur me reshjet e dëborës, Popovski konfirmoi se për momentin nuk parashikohet ndonjë situatë e tillë. Megjithatë, ulja e temperaturave në ditët në vijim do të sjellë shenjat e para të stinës së ftohtë në viset malore. Ndërkohë që periudha në vijim premton kthjellime dhe intervale me diell, mbetet për t'u parë se kur do të regjistrohen temperaturat e mirëfillta dimërore dhe nëse bora do të bëjë paraqitjen e saj më herët se zakonisht këtë vit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: