Politikë
Tragjedia në Pejë: Albin Kurti shmang pyetjen për dorëheqjen e dy ministrave
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të përgjigjet kur është pyetur mbi mungesën e përgjegjësisë morale dhe dorëheqjeve të dy anëtarëve të kabinetit qeveritar pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së Arlinda Zekajt në qytetin e Pejës.
I pyetur nga gazetarët mbi këtë çështje, kreu i ekzekutivit u mjaftua me një deklaratë të shkurtër, duke orientuar vëmendjen te ngjarja e partisë që drejton: “Sot kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kemi mjaftueshëm për të folur”.
Shefi i qeverisë nuk ka ofruar një qëndrim të prerë lidhur me kërkesat për llogaridhënie politike, ndërkohë që opinion publik dhe protestuesit e revoltuar kanë kërkuar publikisht largimin nga detyra të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, si dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: