Kronikë
Mitrovicë, vihet në pranga drejtori i Spitalit të Përgjithshëm pas akuzave për dhunë në familje
Reklamë e Sponsorizuar
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha, është ndaluar nga organet e rendit nën dyshimet e arsyeshme për kryerjen e veprës penale të dhunës në familje.
Sipas informacioneve të siguruara, arrestimi i tij ka ndodhur pasi dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij.
Për këtë ngjarje, autoritetet policore dhe ato prokuroriale ende nuk kanë lëshuar ndonjë deklaratë apo njoftim zyrtar për opinionin publik.
Në lidhje me këto zhvillime, redaksia jonë ka tentuar të kontaktojë edhe zëdhënësin e këtij institucioni shëndetësor për të marrë një qëndrim zyrtar, mirëpo deri në këto momente nuk ka pasur asnjë përgjigje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: