Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Shpend Musliu nga Drenasi

Publikuar më: 20-04-2025 13:34
Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpend Bislim Musliu, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Musliu, duke vlerësuar lartë kontributin dhe sakrificën e tij për lirinë e vendit. Në mesazhin e tij, kryetari Lladrovci shkruan: “E nderuara familje Musliu,Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj, Shpend Bislim Musliu, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një shembull i përkushtimit dhe sakrificës për atdheun.Në emër të Komunës së Drenasit dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Humbja e tij është një humbje jo vetëm për familjen tuaj, por edhe për gjithë komunitetin tonë, i cili e njohu dhe e çmoi kontributin e tij të çmuar në mbrojtjen e lirisë. Kujtimi për veprën dhe jetën e tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona.I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!” Shpend Bislim Musliu do të kujtohet përherë si një nga ata bij të vendit që nuk kurseu asgjë për të ardhmen dhe lirinë e Kosovës. Shpërndaje këtë lajm në:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu