Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Arrestohen në Morinë dy të rinj nga Kosova, kërkoheshin ndërkombëtarisht për grabitje në Gjermani

Redaksia Lajmetereja • 31-10-2026 09:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Arrestohen në Morinë dy të rinj nga Kosova, kërkoheshin ndërkombëtarisht për grabitje në Gjermani
Operacion i Policisë Kufitare në pikën e kalimit të Morinës ka çuar në pranga dy shtetas nga Kosova, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Personat e ndaluar rezultojnë të dënuar nga drejtësia gjermane me nga 15 vite heqje lirie. Bëhet fjalë për qytetarët G.M., 22 vjeç, dhe F.B., 24 vjeç, të dy me origjinë nga Vushtrria. Identifikimi dhe kapja e tyre u bë e mundur falë shkëmbimit të informacioneve dhe kontrolleve të imtësishme në hyrje të territorit shqiptar. Të dy këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden. Më datë 1 qershor 2026, Gjykata e Erfurtit në Gjermani i kishte dënuar ata me nga 15 vjet burgim, pasi janë shpallur fajtorë për veprat penale të vjedhjes me dhunë të kryer në bashkëpunim, si dhe për dëmtim prone.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar