Sport
Operacioni “Wanted” në Morinë: Vangleni në pranga dy të rinj nga Vushtrria që kërkoheshin nga Gjermania për 15 vite burg
Reklamë e Sponsorizuar
Policia Kufitare në pikën kalimit të Morinës ka ndaluar dy shtetas nga Kosova, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia gjermane nën akuzat për grabitje me dhunë dhe shkatërrim prone.
Të ndaluarit, të moshës 22 dhe 24 vjeç dhe me vendbanim në Vushtrri, u kapën gjatë kontrolleve në kuadër të operacionit të koduar “Wanted”, me synim final ekstradimin e tyre drejt shtetit gjerman.
Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve policore, dy të rinjtë ishin dënuar zyrtarisht nga Gjykata e Erfurtit më 1 qershor 2026, ku secili prej tyre ishte caktuar nga 15 vjet heqje lirie për veprat penale të vjedhjes me dhunë në bashkëpunim dhe dëmtimit të pronës.
Ndaj tyre rëndonte urdhër-arresti ndërkombëtar i lëshuar nga Interpol Wiesbaden, ndërkohë që strukturat e Interpol Tiranës po bashkëpunojnë ngushtë me homologët gjermanë për të finalizuar procedurat e transferimit të tyre drejt Gjermanisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: