Kronikë
Prizren: Aktakuzë ndaj shtetasit shqiptar për trafikim të mbi 2 kilogramë marihuanë nga Vërmica në Ferizaj
Reklamë e Sponsorizuar
Prokuroria Themelore në Prizren, konkretisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka formalizuar aktakuzën ndaj një shtetasi nga Shqipëria me inicialet Xh.K., i cili akuzohet për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të substancave narkotike.
Sipas dokumentit të prokurorisë, ngjarja daton më 8 shtator 2026, rreth orës 19:30, kur i pandhjeri u ndalua në pikëkalimin kufitar të Vërmicës. Ai dyshohet se ka futur ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës sasi të marihuanës, të siguruar paraprakisht në Republikën e Shqipërisë.
Gjatë kontrollit të detajuar të ushtruar në një autobus, efektivi i policiei ka ndjerë erë të dyshimtë të lëndëve narkotike në pjesën e prapme të automjetit, pikërisht aty ku po qëndronte i ulur udhëtari në fjalë. Gjatë bastisjes së çantës së tij personale, organet e rendit kanë zbuluar dhe sekuestruar 2 kilogramë e 162 gramë marihuanë, një sasi shtesë prej 2.13 gramësh, si dhe një peshore elektrike.
Hetimet kanë dëshmuar se lënda e ndaluar kishte për qëllim importimin në vend dhe shpërndarjen e mëtejme për tregtim në qytetin e Ferizajt.
Aktualisht, i dyshuari Xh.K. vijon të mbahet nën masën e sigurisë të paraburgimit, derisa të kalojë fazat e tjera të procedurës penale.
Në fund të aktakuzës, prokurori kompetent i çështjes i ka kërkuar trupit gjykues që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave materiale, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet në përputhje të plotë me dispozitat ligjore në fuqi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: