Politikë
Diskutimet Kurti-Hamza, kreu i PDK-së zbardh detajet dhe tregon prioritetet e partisë
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar mbrëmjen e kaluar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Gjatë një deklarate për media dhënë para hyrjes në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, Hamza bëri të ditur se në fokus të bisedës kanë qenë zhvillimet e fundit politike, domosdoshmëria e miratimit të projektligjit për Dhomat e Specializuara, si dhe procesi i zgjedhjes së presidentit të ri.
Duke qartësuar pozicionin e subjektit që drejton, ai theksoi se për PDK-në miratimi i projektligjit në fjalë përbën prioritet absolut, ndërsa çështja e kreut të shtetit mbetet e hapur për bisedime vetëm pasi të kalojë ky hap.
"Kemi trajtuar situatën aktuale politike, ku prioritet kryesor për ne mbetet projektligji për Dhomat e Specializuara, por nuk kanë munguar as temat e tjera si ajo e presidentit. Për Partinë Demokratike të Kosovës, ky projektligj është pika e parë dhe parësore. Nuk kemi diskutuar për emra të përveçëm, mirëpo nëse ky ligj miratohet – e theksoj jo si kusht apo detyrim, por si nevojë institucionale – atëherë jemi plotësisht të hapur për të bashkëbiseduar edhe për çështjet e tjera", u shpreh Hamza.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: