Sport
Spektakël dhe dominim bardheblu: Tirana triumfon në derbin e volejbollit ndaj Partizanit
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeqyteti ka fulesuar në ritmin e Tiranës, e cila ka shënuar një fitore të rëndësishme në supersfidën e vlefshme për javën e pestë të kampionatit të volejbollit për femra.
Vajzat bardheblu kanë treguar forcën e tyre në këtë duel klasik, duke e mbyllur takimin me rezultatin përfundimtar 3-1 ndaj rivaleve të Partizanit.
Pjesa e parë e sfidës solli një ekuilibër në fushë, ku Tirana e siguroi setin hapës me shifrat 25-20, ndërsa “demeshat” reaguan menjëherë në të dytin duke e fituar atë me rezultatin 25-22.
Megjithatë, fraksionet e mëpasshme folën qartësisht për skuadrën e Tiranës, e cila mori kontrollin e plotë të lojës. Ato triumfuan bindshëm në setin e tretë 25-18 dhe vulosën fitoren në setin e katërt me një dominim absolut prej 25-10.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: