Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Hetimet për projektin 12-milionësh: Përparim Rama merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Redaksia Lajmetereja • 30-10-2026 16:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Hetimet për projektin 12-milionësh: Përparim Rama merret në pyetje nga Prokuroria Speciale
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t'u intervistuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me projektin e njohur “Arkitekti i Kryeqytetit”, ku ai dyshohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Pas përfundimit të intervistimit, Rama u deklarua para mediave duke theksuar se i takon organit të akuzës që të verifikojë ligjshmërinë e këtij projekti. Ai theksoi gatishmërinë e tij për transparencë dhe bashkëpunim. “Unë kam kërkuar vazhdimisht bashkëpunim me Prokurorinë për këtë çështje, por edhe të tjera. Prandaj kam ardhur, përkundër faktit që disa si kryeministri që nuk shkojnë, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Prokurorinë, sepse kështu zhvillohet shteti demokratik. Puna ime është zhvillimi i kryeqytetit, puna e Prokurorisë është të dijë që çdo gjë po bëhet në bazë të legjislacionit”, u shpreh Rama pas daljes nga ndërtesa e Prokurorisë Speciale. Nga ana e saj, Prokurodia Speciale ka konfirmuar zyrtarisht zhvillimin e këtij procesi hetues ndaj kreut të komunës. “Prokuroria Speciale ju njofton se personi me inicialet P.R. është intervistuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të veprimeve hetimore që Prokuroria është duke i zhvilluar në rastin penal “Arkitekti i Kryeqytetit”, lidhur mes dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Prokuroria Speciale është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi”, deklaroi zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta. Bëhet fjalë për një kontratë me vlerë totale prej 12 milionë eurosh, e cila mban titullin “Shërbimi i arkitektit të kryeqytetit”. Në të njëjtën ditë, shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka bërë publike disa dokumente lidhur me këtë çështje, menjëherë pas konfirmimit se Përparim Rama ishte paraqitur në organet e drejtësisë. “Plot 1 milion e 48 mijë euro i ka paguar Komuna e Prishtinës për shërbimet e ofruara nga Zyra e Arkitektit të Kryeqytetit, vetëm për dy muaj, tetor dhe nëntor të vitit 2023. Shërbimi i ofruar me vlerë mbi 1 milion euro, sipas përshkrimit në faturë, ka ka qenë - KONSULENCË!! Ndërkohë, kontrata e përgjithshme për këtë projekt kap vlerën prej 12 milionë eurosh. Tre vjet më vonë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është thirrur për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit nga Prokurororia Speciale e Republikës së Kosovës, pikërisht lidhur me këtë projekt të cilin si Lëvizje VETËVENDOSJE! e kemi denoncuar qysh nga dita e parë”, shkroi Sveçla në rrjetet sociale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar