Ekonomi
Ekonomia e Maqedonisë së Veriut shënon shifra rekord: Bizneset arrijnë qarkullim mbi 36 miliardë euro më 2025
Reklamë e Sponsorizuar
Sektori i biznesit në Maqedoninë e Veriut ka regjistruar një performancë të fuqishme ekonomike gjatë vitit 2025, duke kapërcyer shifrën e 36 miliardë eurove në qarkullim të përgjithshëm.
Bazuar në raportin zyrtar të publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave, gjithsej 70.843 subjekte afariste aktive në treg gjeneruan një qarkullim prej 2.226.478 milionë denarësh, shifër kjo që përkthehet nëafërsisht 36.19 miliardë euro.
Në kuadër të këtij aktiviteti ekonomik, vlera e shtuar bruto arriti në 522.087 milionë denarë, respektivisht rreth 8.49 miliardë euro. Në strukturën e qarkullimit total, peshën kryesore e mban tregtia me shumicë dhe pakicë, e cila zë 38,7 për qind të tregut, e ndjekur ngushtë nga industria përpunuese me 24,5 për qind.
Në anën tjetër, kur merret në konsideratë vlera e shtuar bruto, renditja ndryshon; industria përpunuese merr primatin me 26,2 për qind, e ndjekur nga tregtia me 20 për qind, sektori i ndërtimtarisë me 10 për qind, si dhe fusha e telekomunikacionit, zhvillimit të software-ve, konsulencës dhe shërbimeve të ngjashme informatike me 9,2 për qind.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: