Kronikë
Vendim i Supremes: Policia nuk mund të mbajë patentë-shoferin më gjatë se tetë ditë
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata Supreme ka marrë një vendim të rëndësishëm, duke shfuqizuar dispozitën që lejonte mbajtjen e patentë-shoferit deri në përfundimin e masës mbrojtëse.
Sipas njoftimit zyrtar, është sqaruar se konfiskimi i përkohshëm i këtij dokumenti nga ana e policisë dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit janë dy procese të ndryshme juridike, të cilat nuk duhet të mbivendosen gjatë zbatimit në praktikë.
Duke iu referuar nenit 244 të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, Gjykata ka theksuar se ndalimi i përkohshëm i patentë-shoferit nga organet e rendit nuk lejohet të zgjasë më shumë se tetë ditë. Për më tepër, kushtëzimi i kthimit të dokumentit me përfundimin e masës mbrojtëse – e cila mund të jetë tre, gjashtë ose dymbëdhjetë muaj – përbën shkelje ligjore.
Institucioni i drejtësisë ka vënë in, se një akt nënligjor nuk ka fuqi të zgjerojë kompetencat e përcaktuara me ligj dhe as të vendosë kufizime shtesë që nuk mbështeten në baza ligjore.
Në të njëjtën kohë, Supremja ka hedhur poshtë si të pabazuar kërkesën për shfuqizimin e paragrafëve 1 dhe 2 të nenit 17 të Udhëzimit Administrativ. Ajo ka vlerësuar se këto dispozita kanë natyrë procedurale dhe organizative, pasi ato përcaktojnë qartë se cila njësi policore është përgjegjëse për administrimin e dokumentit dhe detyrimin e lëshimit të vërtetimit për marrjen e përkohshme të tij, pa shkelur kufijtë e autorizimeve ligjore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: