Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Anatomia e një krize: Si mbeturinat politike kërkojnë sërish çelësat e pushtetit

Redaksia Lajmetereja • 30-10-2026 14:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Anatomia e një krize: Si mbeturinat politike kërkojnë sërish çelësat e pushtetit
Shteti ynë shpesh i ngjan një pallati, banorët e të cilit e kanë ndotur pandërprerë ndër vite, për t'u mbledhur më pas para hyrjes dhe për të protestuar kundër erës së rëndë. Askush nuk pranon fajin për gjendjen e krijuar, por secili prej tyre ka gati kandidatin e vet për drejtor të pastrimit. Në Prishtinë, kjo qasje ka gjetur një tjetër interpretues me synime të qarta për t'u bërë kryeministër. Kreu i komunës, Prapakthim Rama, duket se ka shpikur një metodë novatore për menaxhimin e mbeturinave urbane dhe politike. Në vend që t'i largojë ato nga rrugët, ai duket se synon t'i nxjerrë mbeturinat politike të opozitës nga kontejnerët, t'i shpëlajë lehtësisht me ujë fushatash, t'i pajisë me kostume të reja dhe t'i rreshtojë përballë kryeministrit Albin Kurtit. Në këtë mënyrë, kryeqyteti mund të duket i freskët pa pasur nevojë të pastrohet fare, mjafton që figurave të vjetra t'u ndërrohet ambalazhi dhe të shiten si alternativë e re qeverisëse. Demokracia, në fund të fundit, është e lirë dhe çdokush ka të drejtë të organizohet politikisht. Megjithatë, problemi nis kur këto struktura nuk mjaftohen më me vendin e tyre në kontejnerë, por synojnë t'u merren çelësat e shtëpisë së përbashkët. Megjithatë, shfaqja bëhet edhe më domethënëse kur nga rrugët kalojmë te vetë strukturat shtetërore. Mbeturinat që shihen në trotuare janë vetëm faqja e dukshme e një ndotjeje shumë më të thellë, asaj që prej vitesh është grumbulluar brenda mekanizmave të drejtësisë. PROKURORIA: KUR HESHTJA BËHET MË E ZËSHME SE AKUZA Në një rend normal shtetëror, prokuroria përbën atë institucion që nuk pyet se kujt i takon pushteti, por se kujt i takon përgjegjësia ligjore. Në një vend që përpiqet të shkëputet nga e shkuara, prokurori nuk guxon të jetë as argat i qeverisë, as mbrojtës i opozitës dhe as administrator i interesave të atyre që kanë ndërtuar rrjete ndikimi për dekada me radhë. Ai duhet të shërbejë vetëm dhe pakompromis ligjit. Por, çfarë ndodh kur qytetari fillon të krijojë bindjen se drejtësia ecën me ritme të ndryshme, varësisht nga mbiemri, lidhjet politike apo pozita e personit nën hetim? Në atë pikë, prokuroria pushon së qeni thjesht objektiv kritikash dhe shndërrohet vetë në vatër të krizës së besimit. Një banor mund ta durojë një rrugë pa pastruar ose një politikan që premton më shumë sesa mund të mbajë. Por kur lind dyshimi se drejtësia nuk i mat të gjithë me të njëjtin metër, humbet jo vetëm besimi te një institucioni i caktuar, por edhe vetë bindja se shteti na përket të gjithëve. Dhe kjo dukuri është shumë më e rrezikshme se çdo grumbull mbeturinash në rrugët e kryeqytetit. Mbeturinat në sheshe i dallon secili, ndërsa papastërtitë institucionale mund të fshihen për vite të tëra pas vulave, shkresave, procedurave dhe deklaratave solemne rreth pavarësisë së gjyqësorit. Nëse një qytetar i thjeshtë thyen ligjin për gjërat minimale, shteti e gjen menjëherë adresën e ndëshkimit. Kur megjithatë dyshohet se dikush ka cenuar të ardhmen e një vendi të tërë, papritur humbasin adresat dhe përgjegjësitë. Kjo nuk nënkupton se çdo prokuror është i korruptuar apo se çdo vendim i papëlqyeshëm dëshmon kapje të sistemit. Kjo thjesht tregon se një sistem që kërkon legjitimitet duhet ta fitojë atë përmes transparencës, vendimeve të guximshme dhe trajtimit të barabartë për këdo pa dallim. Pavarësia e drejtësisë nuk mund të përdoret si mburojë ndaj çdo pyetjeje legjitime. Ajo është mekanizëm mbrojtës për zbatimin e ligjit dhe jo privilegj për t'i ikur llogaridhënies publike. GJYKATAT: PALLATI KU DOSJET MUND TË PLAKEN MË SHUMË SE TË DYSHUARIT Nëse prokuroria përcakton se cilat dyshime meritojnë të zbardhen përmes hetimeve, gjykatat janë ato që japin fjalën e fundit mbi bazën e provave dhe ligjeve në fuqi, duke konfirmuar nëse fajësia është vërtetuar apo jo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar