Kronikë
Zjarri ndaj makinave diplomatike bullgare në Shkup: I pandehuri thotë fjalën e fundit para drejtësisë
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë seancës gjyqësore të mbajtur ditën e sotme, personi i akuzuar për shkatërrimin e dy automjeteve të Ambasadës Bullgare në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut ka pranuar plotësisht përgjegjësinë penale për ngjarjen e ndodhur më 15 qershor.
"Ndihem fajtor dhe e pranoj plotësisht fajin tim. E mora vetë vendimin", u shpreh i pandehuri gjatë fjalës së tij para trupit gjykues.
Bëhet fjalë për një 44-vjeçar nga Shkupi, i cili më 15 qershor 2026, rreth orës 12:05, sulmoi me zjarr dy makina diplomatike që ndodheshin të parkuara në afërsi të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë, në bulevardin "Metropolitan Teodosij Gologanov".
Në bazë të të dhënave të bëra publike në gjykatë, gjatë kryerjes së këtij akti, autori kishte veshur një bluzë me figurën e Goce Dellçevit.
Hetimet kanë zbuluar se në ditën e ngjarjes, ai ishte nisur nga banesa e tij për në qendër të qytetit me transportin publik. Pasi kishte blerë benzinë në një pikë karburanti të "Makpetrolit" pranë selisë diplomatike, ai kishte kaluar rrugën për t'iu afruar automjeteve zyrtare, të cilat i spërkati me derivat dhe ua vuri flakën me ndihmën e një çakmaku, duke u arratisur menjëherë nga vendi i krimit.
Makinat e djegura përdoreshin nga atasheu ushtarak dhe anëtarë të tjerë të stafit të ambasadës. Ky incident nxiti shqetësim dhe reagime të gjera në opinionin publik, ndërsa strukturat policore arritën ta identifikonin dhe ta arrestonin autorin e dyshuar brenda së ajejtës ditë.
Në fazën fillestare, Prokuroria Themelore Publike në Shkup hapi hetime për veprën penale të "Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm".
Megjithatë, pas sigurimit të provave dhe të dhënave shtesë, dosja u transferua në kompetencë të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila më 16 shtator zyrtarizoi aktakuzën me akuzën e rëndë për "Rrezikimin e Personave nën Mbrojtje Ndërkombëtare".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: