Aktuale
Tmerr në Paris: Gruaja plagoset me thikë para syve të vajzës 6-vjeçare, autori zhduket pa gjurmë
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin francez, ku një grua është sulmuar dhe plagosur me thikë teksa po ecte së bashku me vajzën e saj të mitur, vetëm 6 vjeçe, pranë banesës së tyre. Incidenti ka ndodhur mesditën e së enjtes në Avenue Simon Bolivar në Paris.
Sipas njoftimit zyrtar nga prokuroria e Parisit, agresori kishte pjesërisht fytyrën e mbuluar në momentin e sulmit. Ai iu afrua papritur viktimës, e kapi për fyti dhe më pas e qëlloi me thikë në anën e djathtë të trupit.
Pasi kreu aktin e dhunshëm, sulmuesi u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa e dëmtuara arriti të futej në një lokal aty pranë për të kërkuar shpëtim. Dy prej kamerierëve të lokalit i erdhën menjëherë në ndihmë dhe njoftuan shërbimet e emergjencës.
Para se të mbërrinin ekipet mjekësore, gruaja arriti të jepte detajet e para mbi ngjarjen dhe përshkrimin e autorit. Nga të dhënat e deritanishme, ajo nuk e njihte personin që e sulmoi dhe prokuroria nuk ka konstatuar asnjë lidhje paraprake mes tyre.
Burime nga strukturat policore bëjnë me dije se pista kryesore është ajo e një sulmi të paprovokuar, megjithëse motivi i saktë mbetet ende për t'u zbardhur. Viktima u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autoritetet policore kanë nisur një operacion intensiv për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: