Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Paraqitja në Prokurorinë Speciale, Përparim Rama: Misioni im është zhvillimi i kryeqytetit

Redaksia Lajmetereja • 30-10-2026 13:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Paraqitja në Prokurorinë Speciale, Përparim Rama: Misioni im është zhvillimi i kryeqytetit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët pak momente përpara se të hynte brenda ambienteve të Prokurorisë Speciale për t'u marrë në pyetje. “Detyra ime është që të ndërtoj kryeqytetin, detyra e tyre është me pa që krejt bëhet në mënyrë ligjore”, u shpreh ai para mediave. I pyetur nga gazetarët lidhur me cilësinë në të cilën do të paraqitet përballë organit të akuzës, mbrojtësi ligjor i kreut të komunës, avokati Artan Qerkini, theksoi se “statusin do ta kuptojmë intervistimit”. Burimet bëjnë me dije se kreu i Prishtinës pritet të merret në pyetje si i pandehur në lidhje me zhvillimin dhe mbarëvajtjen e projektit të njohur si “Arkitekti i Kryeqytetit”. Hetimet dhe dyshimet lidhur me këtë nismë për qytetin e Prishtinës fokusohen te aspektet e prokurimit publik, shifra e lartë financiare e kontratës që arrin në 12 milionë euro, si dhe te dyshimet e ngritura për parregullsi në përzgjedhjen e stafit dhe ekzistencën e mundshme të konfliktit të interesit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar